Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E TALENTIT TEK MILAN/ Mesfushori Szoboszlai: Seria A është maksimumi. Kam takuar Rangnick…

Mesfushori i Salzburg-ut, Dominik Szoboszlai, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha nga Italia në Spanjë. Merkato është akoma larg, por 19-vjeçari po vlerëson çdo mundësi. E sigurt është se futbollisti do të largohet nga Austria.

Në një intervistë të dhënë për Rangado.hu, Dominik Szoboszlai ka folur në lidhje me zërat e merkatos dhe ka pranuar se është takuar kohët e fundit me Ralf Rangnick, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë në stolin e Milan-it:

“Unë dhe Rangnick njihemi sepse është lideri shpirtëror i familjes Red Bull. Jemi takuar kohët e fundit”.

“Për shkak të Coronavirus-it, kampionatet po luhen akoma dhe për rrjedhojë merkato nuk ka filluar akoma. Ndër të tjera, Ralf nuk punon te Milan-i. Sot nuk ka asgjë për të folur”.

“Objektivat e mi? Kam thënë se dua të fitoj Champions League, por nuk e di nëse me klubin tim aktual ose të ardhshmin. Kjo është arsyeja pse punoj shumë qëkur kam qenë fëmijë. Gjithsesi, do të thoja se Italia dhe Spanja janë maksimumi për mua”.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si një burrë lakuriq futet në fushë gjatë ndeshjes Granada-Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

SUPERKUPA E ANGLISË/ Trajneri Guardiola darkon dhe zgjohet me blerjen e re të Manchester City-t…

Delo.autor

KROACI, ZVICËR DHE GREQI/ Zbardhet plani i Edi Rejas. Italiani piketon kuqezinjtë

F.autor

Leave a Comment