Futboll Sport

ZBARDHET PËRGJIMI/ Me paratë e Balotelli-t do të blejmë dy Ferrari

Vazhdon të shkaktoj shumë diskutime shantazhi i mundur në dëm të Mario Balotelli-t. Sulmuesi i Brescia-s është vënë në shënjestër nga një vajzë, e cila nuk i kishte mbushur akoma 18 vjeç në kohën kur ka ndodhur ngjarja, për një rast të mundshëm abuzimi seksual kur Mariuo luante me Nice-n.

Hetimi i Prokurorisë së Vicenza-s ka zbuluar detaje të tjera që janë raportuar nga Corriere della Sera. “Sapo mbarova: Imaparato 1-Balotelli 0. Dua një Ferrari të verdhë… dhe një blu”, janë fjalët e një përgjimi të avokatit të vajzës pas një takimi me policinë.

Deklarata të forta që mund të ndryshojnë kursin e hetimeve, veçanërisht pas denononcimit të Balotelli-t për një tentativë shantazhi të vajzës dhe avokatit të tij: 100 mijë euro për të heshtur.

Avokati i gruas, i intervistuar nga Corriere della Sera, i ka justifikuar në këtë mënyrë fjalët e tij: “Ferrari? Një batutë. Unë dhe klientja ime ishim të gatshëm ta mbyllnim çështjen për një shumë mes 60 dhe 100 mijë eurove”.

“Balotelli ofroi 30. Janë marrëveshje që bëhen për t’u shmangur viktimave barrën e gjyqit. Paratë ishin për atë dhe pjesa ime nuk mjaftonte as për të blerë një disk të një Ferrari”, ka thënë avokati.

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Ferencvaros i Myrto Uzunit trondit Celtic duke e eliminuar nga Championsi

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Nis pjesa e dytë, Heban ndalet vetëm nga traversa (VIDEO)

Isa.Autor

Fshati i tij i lindjes e quajti krenaria e kombit, ja veprimi i Xherdan Shaqirit

Sadik.Autor

Leave a Comment