Futboll Ligue 1 Sport

PORTIERI I ÇUDIRAVE NË FRANCË/ Luajti 345 ndeshje radhazi, por tani e lënë në stol sepse…

Trajneri i Sent Etienit Klod Puel ka vendosur të lërë jashtë për ndeshjen kundër Reims legjendën e skuadrës portierin Stivën Rufier.

Rufier ka luajtur për 9 vite me skuadrën e St. Etjen dhe ky vendim e ka kapur të papërgaditur, ndërkohë trajneri refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve për arsyen e uljes në stol të 33-vjeçarit.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, shprehet menaxheri i portierit francez Patrik Glanz, i cili pretendon se ish-trajneri i Lionit po injoron kontributin e çmuar të klientit të tij si dhe ka sjellë një frymë diktatoriale në drejtimin e skuadrës.

“Që kur ka ardhur te Sent Etieni, trajneri ka ndërtuar një marrëdhënie diktatoriale me të gjithë elementet e klubit. Me këtë veprim ai po pështyn mbi një legjendë të klubit, i adhuruar nga tifozët dhe trajnerët e mëparshëm. Rufier e ka mbajtur fanellën jeshile me shumë dashuri për 9 vite”, bën me dije Glanz.

Rufier është portier i Sent Etjenit që prej vitit 2011 duke koleksionuar 345 ndeshje me “Sainte”.

Related posts

Botërori 2018/ Çmenden britanikët, miliona paund për ushqim dhe pije

Sadik.Autor

KËSHILLON MBROJTËSIN RAMOS/ Saviola: Duhet të largohet nga Real Madrid dhe të kalojë tek…

Delo.autor

JUVENTUSI “MBRET” NË DUBAI/ Ronaldo: Kam shënuar 700 gola, por ai në Torino…

Delo.autor

Leave a Comment