Futboll Ligue 1 Sport

MBRON “SHPËRTHIMIN” E NEYMAR/ Trajneri Tuchel: Kartoni i kuq? Ishte reagim njerëzor (VIDEO)

Sulmuesi i PSG, Neymar, u përjashtua nga faji për kartonin e kuq, që e mori në fitoren 4-3 ndaj Bordeaux, të dielën. “Amnistia” për brazilianin erdhi nga trajneri Thomas Tuchel, i cili mendon se reagimi i Neymar ishte i natyrshëm.

28-vjeçari do ta humbasë ndeshjen e radhës të PSG në Ligue 1, ndaj Dijon, të shtunën. “Ne duhet të flasim për të gjithë situatën, – tha Tuchel për ndëshkimin e Neymar. Ajo ishte një situatë nervoziteti dhe reagoi. Mos harroni se Neymar është njeri. Ai nuk duhet të jetë, por është njerëzor. Nuk e kuptoj, pse lojtari i Bordeaux nuk mori as një karton të verdhë”.

Related posts

Botërori i Rusisë, FIFA me shpresë nga teknologjia për të larguar polemikat

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nis revolucioni i Pirlos tek Juventus, ja 8 skarcimet nga grupi aktual

Delo.autor

PARADOKSI/ Rezultate të shkëlqyera, por Igli Tare gjithnjë në qendër të ciklonit

Delo.autor

Leave a Comment