Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes në formë, Ferrari në krizë pas testeve të para dimërore

Java e parë e testeve dimërore të Formula 1 të zhvilluara në pistën spanjolle të Montmelo evidentuan një dominim të makinës Mercedes, që ishte superiore në pistë në çdo drejtim. Kohën më të shpejtë në mbyllje të testeve e dha Valtteri Bottas, 1’15”732, duke treguar se makina kampione do të jetë më e shpejta edhe këtë sezon.

Mirë u paraqit edhe Red Bull, që në këtë sesion të parë ishte më e shpejtë se Ferrari. Makina italiane ishte në krizë, madje pati edhe një problem me motorin e Sebastian Vettel. “Kokëkuqja” ishte gjithnjë 7 apo 8 të dhjetat më e avashtë se Mercedes, duke u “parakaluar” në këto teste edhe nga Red Bull, që mund të jetë surpriza e këtij sezoni.

Related posts

RUSI 2018/ Kroacia dhe Nigeria nisin garën në “grupin e hekurt”!

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BAYERN/ Ja takimi super sekret me menaxherin e yllit

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Do godiste penalltinë, shihni provokimin e portierit të Lazios ndaj Bonuccit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment