Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ferrari konfirmon: Për ne i rëndësishëm, kemi nisur bisedimet me këtë pilot

Mattia Binotto, shefi i Ferrarit, ka konfirmuar sot se ka nisur bisedimet me pilotin gjerman Sebastian Vettel për t’i rinovuar kontratën. Ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni, ndaj ende nuk dihet se cili do të jetë piloti i dytë i “kokëkuqes”, ndërkohë që kontrata e Charles Leclerc është rinovuar deri në vitin 2022.

“Sebastian mbetet zgjedhja jonë e parë, çka do të thotë që ne duam që ai të qëndrojë me ne. Këtë çështje do ta diskutojmë me qetësi, pasi as ne dhe as Sebastian nuk duam të gabojmë në zgjedhjen që do të bëjmë. Gjithsesi, unë jam i sigurt se shumë shpejt do të gjejmë një marrëveshje”, tha Binotto.

“E njoh prej vitesh, por sezoni i fundit ishte i rëndësishëm për ta njohur edhe më nga afër. Do të ulemi e bisedojmë me qetësi pas testeve. Makina është përmirësuar shumë në këto vite dhe meritë për këtë gjë ka edhe Sebastian. Është një kampion, një lider, ndaj për ne është i rëndësishëm”, tha Binotto.

Related posts

ME FLAMURIN KOMBËTAR/ 9 sportistët shqiptarë parakalojnë në Lojrat Olimpike (PAMJET)

Delo.autor

Juventusi po e shfrytëzon krizën e Milanit, gati oferta e lartë për mbrojtësin…

Sadik.Autor

LIVE/ Starton sfida Norvegji-Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment