Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Një arbitër i FIFA-s vendos drejtësinë e derbit, “FSHF” cakton gjyqtarin…

Është vendosur stafi i arbitrave që do të vendosë drejtësi në derbin e nesërm Tirana-Partizani, e cila do të luhet në “Air Albania”.

Burime për “Panorama Sport” nga brenda FSHF-së bëjnë me dije se Juxhin Xhaja është ngarkuar me detyrën për të gjykuar supersfidën më të nxehtë të futbollit shqiptar. Ridiger Cokaj dhe Denis Rexha do të jenë ndihmës të tij, Egin Doda do të jetë i katërt. Meqënëse është takim me rëndësi të madhe, kjo sfidë do të ketë gjithsej 6 gjyqtarë. Eldorian Hamiti dhe Olsi Ferataj do të jenë arbitrtat që do të qëndrojnë pas portave.

Duke qenë arbitër i FIFA-s, FSHF-ja i ka besuar Xhajës misionin për të arbitruar përballjen emocionuese mes bardhebluve dhe të kuqve.

juxhin-xhaja-470x313

Related posts

Europa League/ Ja pse KOSOVA është më lart se SHQIPËRIA

Isa.Autor

HISTORIKE/ Barazmi pa gola ndaj Zvicrës, Italia e Mancinit vendos rekord botëror

Delo.autor

Ronaldo tekanjoz, kërkon largimin e dy lojtarëve nga Reali

Q.Autor

Leave a Comment