Futboll Premier League Sport

NJË “MAKINERI” QË NUK NDALET/ Ja sa janë fitimet vjetore të Liverpool

Kryesuesit e Premier Ligës, Liverpuli, ka shënuar shifra të frikshme për sa u përket të ardhurave vjetore. “Reuters” shkruan se “The Reds” kanë arkëtuar plot 533 milionë euro nga fitimet e biletave, e drejta televizive dhe sponsorizimet.

Një shifër e madhe për kampionët e Europës që duke hequr taksat, janë fituar neto plot 42 milionë paund. Ky fitim erdhi si pasojë e suksesit në Champions në sezonin e kaluar ku skuadra e Jyrgen Klop mundi në finale Totenhemin. Ndërkohë, ata janë shumë pranë arkëtimit rekord që mbahet nga Mançester Junajtid.

Por duke parë ecurinë fantastike të skuadrës liverpulase, ku në Champions dhe në kampionat, shpresat për të fituar janë të mëdha, pritet që të ardhurat për sezonin e ardhshëm dhe fitimi neto të jenë edhe më të mëdha se sezoni që lamë pas. Duke konfirmuar kështu edhe njëherë dominimin e tyre.

Related posts

PËLQEHET NGA TË GJITHË/ Liverpooli sfidon gjigantët e Serie A për talentin italian

Delo.autor

Humbi shkëlqimin në Hungari, Latifi në merkato

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment