Sport Të tjera

“KORONAVIRUSI”/ Pezullohet në mes të garave edicioni 2020 i Turit të çiklizmit

Coronavirus ka patur një impakt të frikshëm të Turi i Emirateve të Bashkuara Arabe në çiklizëm (UAE Tour). Pas 5 etapash, organizatorët kanë vendosur pezullimin e këtij turneu, ndërkohë që duhej të ishin zhvilluar edhe dy etapat e fundit (të premte dhe të shtunë).

Dy italianë, anëtarë të stafit të një prej ekipeve pjesëmarrëse në këtë turne kanë dalë pozitivë me coronavirus. Kjo ka detyruar organizatorët e turneut të mbyllin para kohe garat, duke mos i zhvilluar dy etapat e mbetura.

Jo vetëm kaq, por të gjitha ekipet, çiklistë, staf, media etj., janë izoluar në hotele dhe po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore nga autoritetet sanitare të Dubait, ku sot duhej të ishte zhvilluar etapa e 6-të. Vetëm pas marrjes së përgjigjes së testeve do të vendoset për lënien të lirë apo jo të çiklistëve.

Pas 5 etapash turneu kryesohej nga britaniku Adam Yates, por emri i fituesit të këitj turneu do të vendoset nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit (UCI).

Related posts

EFEKTI IBRAHIMOVIC/ Milan-Sampdoria, ja sa tifozë do jenë në “San Siro”

Delo.autor

I TRONDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ronaldo: Lamtumira me Juventusin? Epo, sido që të shkojë…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “KUPA E ITALISË”/ Ja trajneri favorit që pritet të zëvendësojë Gattuson tek Mialni

Delo.autor

Leave a Comment