Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Trajneri Setien: Në “Bernabeu” shkojmë të zbavitemi!

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “La Vanguardia”, trajneri i Barcelonas, Quique Setien, ka folur për El Clasico ndaj Real Madrid në “Bernabeu”, për skuadrën e tij, për elementë të caktuar si Messi, De Jong, Alba e kështu me radhë, por edhe filozofinë katalanase dhe se si ka shkuar puna këto kohë…

“Flej si zakonisht, si përpara një viti. Për mua nuk është se ka ndryshuar shumë. Natyrisht, kam më shumë entuziazëm për skuadrën që stërvis. Natyrisht, në periudhën që nuk kam stërvitur, më pëlqente edhe ajo që bëja. Shëtitjet në fshat, të luaja shah, të drekoja dhe darkoja me familjarët dhe miqtë e mi. Në jetë nuk është vetëm futbolli”.

Sakaq, mbi sfidën në “Bernabeu”: “Nuk jam i shqetësuar! Do të shkojmë aty për t’u zbavitur. Barcelona do të luajë në sulm, ashtu si është në filozofinë e kësaj skuadre. Sigurisht, duke pasur edhe kujdes në mbrojtje, pasi Reali është një ekip që kur sulmon të vendos në vështirësi. Në Napoli luajtëm mirë, po kur ke përpara një ekip që mbron me dhjetë nuk është e lehtë të shënosh. E dija që do të ishte e vështirë”.

Setien, teksa e pyesin për Messin, shprehet se “të kesh Messin në ekip është si të kesh Tre Mbretëresha në një fushë shahu…”.

Related posts

PARALAJMËRON BAYERN MUNICH/ Felipe Melo: Gjithçka mund të ndodhë. Ai është një legjendë që tani

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori Eriksen mund të shkëmbehet në janar me futbollistin shqiptar…

Delo.autor

Roma gjen partnerin ideal të Dzeko-s te Napoli

Sadik.Autor

Leave a Comment