Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Presidenti i Serie A: Interi refuzoi të zbresë në fushë ndaj…

Presidenti i Serie A, Paulo Dal Pino, ka folur në lidhje me akuzat e Interit për prishje të kampionatit. Ai ka hedhur dritë mbi një bisedë që kanë patur mes palëve dhe refuzimit të luajtjes së ndeshjes me Juventusin.

“Administratori i deleguar De Siervo i ka propozuar Interit të premten që të luajë ndeshjen kundër Juventusit të hënën në darkë me praninë e tifozëve. Interi ka refuzuar kategorikisht të zbresë në fushë me përgjegjësi të plotë, nuk u ankuan për aspektin sportiv dhe nuk thanë se ishte kampionat i falsifikuar.

“Marotta? Ai mbron vetëm interesat e Interit, ndërsa unë kam për detyrë të mbrojë të gjithë Serie A. Menduam që t’i shtyjmë ndeshjet, pasi do të ishte një imazh i gabuar nëse ne do të luanim me dyer të mbyllura dhe pa tifozë. Strategji e gabuar biznesi”, – tha ai.

Related posts

ZBULON TELEFONATËN ME IBRËN/ Mbrojtësi Abate: Kemi folur pas derbit. Më tha…

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Tottenham mposht me “MANITA” Marine, dy lojtarë rishkruajnë historinë

Delo.autor

As Messi, as Ronaldo. Eshtë vetëm 13 vjeç dhe shënon këtë supergol (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment