Futboll Seria A Sport

LAZIO NË KRYE TË SERIE A PAS 20 VITESH/ Igli Tare: Nuk duhen polemika për kalendarin

Në cilësinë e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare ka komentuar situatën rreth futbollit italian dhe shtyrjen e disa ndeshjeve për shkak të Koronavirusit.

Lidhur me përjetimin në vendin fqinj, drejtuesi shqiptar ka deklaruar: “Shtyrja e ndeshjeve nuk duhet shoqëruar me polemika. Për fat të keq, gjithçka po ndodh është prej një virusi që ka ulur në gjunjë mbarë botën. Nuk kemi çfarë të themi dhe mendimi i parë duhet të jetë ai për zgjidhjen e kësaj situate”.

Ai i djeshmi ishte një rast i artë për Lacion që duke fituar arriti të merrte kreun e Serisë A, njëzet vjet nga hera e fundit. “Na duhet të mendojmë për futbollin e luajtur dhe një fitore mund të nevojitet për kreun. Nuk mund të humbim një shans të tillë”, pati deklaruar Igli Tare për mikrofonat e televizionit të klubit të Lacios.

Related posts

ZYRTARE/ Kroacia gjen trajner, rikthen në stol…

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Maldini takim me përfaqësues të Real Madrid, ja çfarë synon

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rrit pretendimet, synon podiumin në garën e Imola

Delo.autor

Leave a Comment