Futboll Premier League Sport

THUAJSE E ELIMINUAR NGA CHAMPIONSI/ Portieri titullar i Chelseat kërkon largimin nga ekipi!

Nuk janë ditë të mira për Çelsin. Blutë e Londrës janë thuajse të eliminuar nga Liga e Kampioneve pasi kanë humbur 3-0 në shtëpi përballë Bajernit të Mynihut, por veç kësaj ndeshjeje, rrezikojnë të humbasin dhe portierin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës.

Vendimi i Frenk Lampardit për ta ulur në stol Kepa Arrizabalagan, nuk është pritur fare mirë nga basku, titullar në “Stamford Bridge” që prej verës së vitit 2018, kur edhe la Bilbaon për Londrën. Sipas “The Sun”, Kepa është gati të kërkojë la rgimin nga ekipi që në merkaton e verës, pasi Lampard nuk ka mbajtur fjalën lidhur me pozicionin e tij si titullar fiks në kuadratin e bluve.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares…

Delo.autor

Formacioni i Kroacisë, super-lajm për ballkanasit para finales (FOTO)

Sadik.Autor

NBA/ Skuadra e Lakers me fanellë speciale në play off dedikuar Kobe Bryant

Delo.autor

Leave a Comment