Futboll Seria A Sport

KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Serie A kthehet në “xhungël”, klubet krijojnë fronte

Klimë gjithmonë e më shumë e tensionuar në futbollin italian! Një farë “të gjithë kundër të gjithëve” që po formohet dhe fortifikohet… Nga një anë Juventusi & Co, duke qenë se presidenti Agnelli kërkoi shtyrjen e ndeshjes ndaj Interit për në datën 13 maj. Përkrah bardhezinjve Udinese që prej ditësh po bindte drejtuesit e Ligës për të shtyrë ndeshjen ndaj Fiorentina.

I janë bashkuar Juventusit dhe Udineses edhe drejtuesit e Milanit (Gazidis nuk donte që kuqezinjtë të  luanin në fundjavë ndaj Genoas dhe më pas të mërkurën të zbrisnin në fushë ndaj Juventusit të shlodhur në fundjavë) dhe Genoas.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, është bërë palë me Interin, pasi sipas tij lufta për mbijetesë manipulohet dhe falsifikohet në këtë formë me shtyrjen e disa ndeshjeve. Një luftë që vlen 30 mln euro dhe që duke parë se disa ekipe luajnë ndeshjet e tyre në fund më shumë se të tjerët, mund të kenë avantazhe. i shtohet listës së revoltës edhe Fiorentina, e bezdisur që shkoi në Udine dhe më pas vetëm 5 orë nga ndeshja e kampionatit, mori lajmin se do të shtyhet.

Lufta e radhës është Atalanta-Lazio, pasi bergamaskët do të kërkojnë që ndeshjen e tyre ta luajnë të premten dhe jo të shtunën, për të pasur 24 orë më shumë për të përgatitur Valencia-Atalanta në Champions League. Zgjidhje që nuk i pëlqen Lazios, aq sa Lotito ka bërtitur: “Nuk më plas fare se çfarë kalendari kanë ata!”… Praktikisht, gjithsekush sheh “kopshtin e tij”.

Një xhungël e quajtur Serie A, me alarmin e koronavirusit në rajone të caktuara, aty ku luhet pa tifozë dhe nuk luhet fare… dhe aty ku luhet rregullisht!

Related posts

Ukraina bëhet gati për miqësoren me Shqipërinë, Shevchenko shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

Sadik.Autor

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ FROSINONES/ Spalleti: Avantazhi ynë i madh është…

Delo.autor

“Viti” i Shkëndijes/ Kuqezinjtë arrijnë tjetër rezultat të rëndësishëm

Isa.Autor

Leave a Comment