Boks Sport

TRIOLOGJIA WILDER-TYSON FURY/ Ja kur do të zhvillohet sfida e madhe (FOTO)

Pas deklaratës së Deontay Wilder se do të ushtrojë një klauzolë në kontratë për të zhvilluar një përballje të tretë me Tyson Fury mësohet se kjo sfidë do të zhvillohet më 18 korrik, në Las Vegas. Lajmin e konfirmojnë mediat amerikane, që shprehen se kjo sfidë do të zhvillohet një javë pas eventit UFC-252, ku pritet të duelojë Conor McGregor.

Dy boksierët zhvilluar 10 ditë më parë një sfidë të madhe në Las Vegas, ku Fury triumfoi me “KO teknik” në raundin e shtatë, duke i rrëmbyer Wilder titullin kampion bote në peshën e rëndë. Ndërkohë që sfida e parë mes tyre (dhjetori 2018) u mbyll në barazim.

“Ne e duam këtë sfidë të tretë me Fury dhe do ta ushtrojmë klauzolën për këtë përballje të madhe. Madje ajo do të jetë sfida e radhës për të dy”, tha Shelly Finkel, menaxheri i Wilder për ESPN. Për momentin nga palët nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë datë të përballjes së tretë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, por 18 korriku konsiderohet si dita e së vërtetës.

Related posts

NBA/ Utah Jazz mposht edhe rivalët e Bucks, fitojnë Lakers e Clippers

Delo.autor

KËMBËNGUL YLLI I MAN CITYT/ Mendy: Jam ndër mbrojtësit më të mirë në botë

Delo.autor

“AI ËSHTË UNIK, SA MIRË QË…”/ Fituan bashkë “tripletën” zikaltër, Sneijder “bekon” Mourinho tek Roma

Delo.autor

Leave a Comment