Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER MË 9 MARS? Vjen reagimi i hidhur i Marotta

Beppe Marotta, drejtori i Interit, rikthehet të flasë për ndeshjen Juventus-Inter në “Radio Anch’io”, duke komentuar mundësinë e luajtjes së supersfidës (së planifikuar për dje, por e shtyrë) më 9 mars: “Mësova për këtë hipotezë nga mediat, do të kishte sens të përbashkët. Sidoqoftë, së pari dua të shoh dy hipotezat e tjera, që do të diskutohen në mbledhjen e asamblesë së Ligës, të mërkurën. Ne si Inter kërkuam të thërrasim një mbledhje të jashtëzakonshme për të arritur në një vendim harmonik, në përputhje me rregullat dhe hapësirat e kalendarit.

Ka ekipe që kanë humbur edhe dy ndeshje, si Sassuolo, nga “Coronavirus”. Nuk dua të argumentoj më tej, por vendimi i pakonsultuar i Ligës për ta shtyrë ndeshjen në maj na hidhëroi fort. Para takimit të së mërkurës, Liga do të na dërgojë të gjitha propozimet e saj, jo vetëm atë të të luajturit në Torino, më 9 mars. Gama e propozimeve duhet të zgjerohet, nevojitet sens i përbashkët, duke respektuar edhe logjikën e kalendarit…

Lidhur me shanset që Juventus-Inter të luhet të hënën, më 9 mars, Marotta deklaron: Ne duam të marrim një vendim sa më shpejt, të stërvitemi në mënyrë racionale, të sigurt se kur do të luhet kjo ndeshje. Unë besoj në seriozitetin e të gjithëve. Të mërkurën jam i sigurt se do të gjejmë një rrugë të qartë dhe përfundimtare, përtej urgjencës së vendit”.

Related posts

Entuziazëm i tepruar? Një stacion metroje mer emrin e trajnerit të Anglisë (FOTO)

Isa.Autor

“DJALLI” JOSH BROJËN/ Në Itali e Spanjë të sigurt: Milan rikthen në listë “bomberin” kuqezi

F.autor

Dorëzohet Ronaldo: Do të paguajë 30 mln euro gjobë

Sadik.Autor

Leave a Comment