Futboll Premier League

PREMIER LEAGUE/ Revolucion në Arsenal, largohen 10 lojtarë

Arsenali është duke u përgatitur për revolucionin më të madh në sundimin 21 vjeçar të Arsene Wengerit.
“Topçinjtë” – të udhëhequr nga shefi i sapo emëruar i rekrutimit, Sven Mislintat – tashmë kanë nisur planifikimin e asaj që pritet të jetë një verë tejet e ngjeshur nga hyrjet dhe daljet e lojtarëve, raporton Daily Mail, transmeton Express.

Hiç më pak se 10 lojtarë të skuadrës së parë mund të largohen nga Arsenali gjatë verës, gjersa skautët janë duke punuar për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre.

Në mesin e lojtarëve që po monitorohen janë Abdou Diallo i Mainz dhe Ohis Felix Uduokhai i Wolfsburgut.

Mesut Ozil, Alexis Sanchez dhe Per Mertesacker janë në mesin e atyre që më shumë mundësi do të largohen nga klubi londinez.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Japonia dhe Polonia e mbyllin pjesën e parë në “paqe”

Sadik.Autor

YLLI BELG NJË HAP LARG “BERNABEUT”/ Hazard: Jam i përqendruar te Chelsea, më pas do…

Delo.autor

FITON 30 MIJË EURO NË JAVË POR LUAN ME KËPUCË TË GRISURA/ Njihuni me lojtarin “viral” të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment