Futboll Premier League Sport

KUSHTON 140 MILIONË EURO/ Gjigantët e Premier League marrosen pas 19-vjeçarit…

Forma e shkëlqyer e yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho, duket se do ta detyrojë Manchester United, Chelsea, ose Liverpool të thyejnë rekordin e transferimeve në Premier League, duke nënshkruar me të riun në fjalë. Sipas “BILD”, vlera e 19-vjeçarit është rritur në 140 milionë €, si pasojë e shfaqjeve të tij të jashtëzakonshme me verdhezinjtë e Bundesligës. Me Borussia Dortmund, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 18 asiste në 33 ndeshje të këtij sezoni, në të gjitha garat.

Gjigantët anglezë, të cituar më lart, janë lidhur fort me ndërkombëtarin e “Tre Luanëve”. Ato janë të etur për të bërë të tyrin Sancho. Për këtë do të detyrohen të thyejnë rekordin e transferimeve të Premier League, që mbahet për momentin nga “Djajtë e Kuq”. Fjala është për blerjen e Paul Pogba nga Juventusi për 89 milionë euro. Ndërkohë, sipas mediave gjermane, rrugët e Manchester United dhe Borussia Dortmund mund të kryqëzohen edhe për një lojtar tjetër të ri.

Mesfushori i Birmingham City, Jude Bellingham, është në prag të nënshkrimit me verdhezinjtë e Bundesligës. Të dyja klubet janë në bisedime të avancuara për një marrëveshje 30 milionë euroshe për 16-vjeçarin, i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm në “St Andrew’s”. “Djajtë e Kuq” janë, gjithashtu, të interesuar për Bellingham. Mbetet të shihet nëse oferta e tyre do t’ia ndryshojë mendjen talentit të ri, që për momentin kërkon të shkojë në Gjermani.

Related posts

RAST I HUMBUR I LAKAZET/ Arbitri rrëmbehet nga emocionet. Shikoni momentin që po bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

De Biasi: Ronaldo i jep prestigj Serie A, ja kush janë rivalët e Juventusit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interes nga Spanja dhe Italia, zbulohet emri i njërit prej klubeve. Bare…

Delo.autor

Leave a Comment