Futboll Premier League Sport

KLOPP PYETET PËR KORONAVIRUSIN/ Tekniku gjerman shpërthen ndaj të gjithëve!

Jurgen Klopp njihet për karakterin e tij të veçantë dhe shpesh përbën lajm edhe kur është temë jashtë futbollit. Së fundmi, tekniku gjerman është pyetur nga një gazetar në lidhje me Coronavirusin dhe reagimi i Klopp ka qenë goxha i ashpër.

Trajneri i Liverpool është shprehur se ai nuk mund të flasë për diçka që nuk e di dhe nuk është ekspert. Sipas tij, as njerëzit e tjerë të famshëm nuk duhet të flasin, pasi është diçka serioze që duhet të merren vetëm ekspertët.

“Nuk e kuptoj gjithë këtë gjë, nuk di ndonjë gjë në lidhje me Coronavirusin. Pse më pyesni mua? Unë thjesht mbaj një kapele dhe mjekër. Njerëzit e famshëm nuk duhet të flasin për një gjë kaq serioze. Lërjani në dorë ekspertëve këtë punë”, përfundoi Klopp.

Related posts

LIVE/ Derbi i Anglisë: Mbyllet ndeshja Manchester City-Manchester United. Rezultati 0-2

Delo.autor

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ City thellon avantazhin, shënon golin e tretë Aguero

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET MESFUSHORIT PJANIC/ Koeman: Më pyesnin çfarë nuk shkonte tek ai, ja pse dështoi me ne

Delo.autor

Leave a Comment