Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

JUVENTUS-LYON, PA TIFOZË PREJ “KORONAVIRUSIT”? E “VULOS” presidenti i UEFA-s

Juventus-Lyon nuk do të luhet pas dyerve të mbyllura, pra pa tifozë, për shkak të “Coronovirus”, që ka prekur e gjunjëzuar Italinë. Për momentin, ky duket të jetë vendimi i UEFA-s, pavarësisht se të tillë skenarë i uron, mesa duket, presidenti i Lyon, i cili ka folur për fushë neutrale këto dy ditë. UEFA nuk ka ndërmend që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të luhen pa tifozë. Për ta konfirmuar këtë ka menduar presidenti Alexander Ceferin:

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe informohemi vazhdimisht. Ndeshjet e kthimit të këtij raundi (1/8 finale) do të zhvillohen sipas planifikimit. Ndërkohë, është krijuar një grup pune i përzier, UEFA-Eca, pra i përbashkët me Ligën e klubeve kryesore në Europë, për të vlerësuar evolucionin e ngjarjeve dhe për të vendosur në përputhje me rrethanat”.

Related posts

Skuadra e Premier Leagues rikthehet në garat evropiane pas 51 viteve

Sadik.Autor

Perin, objektiv i Juves, Genoa kërkon 20 milionë euro për “xhevairin” italian

Sadik.Autor

NUK KALUAN DIREKT NË BOTËROR/ Bonucci: Të zbrazim kokën nga mendimet e këqija dhe kualifikohemi

Delo.autor

Leave a Comment