Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Alarmi nga Koronavirusi, merret vendimi për Napoli-Inter!

Mbrëmjen e kaluar u dha vendimi zyrtar që gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit do të shtyhej për një datë të pacaktuar ende, ndërsa mëngjesin e sotëm po diskutohet edhe mbi gjysmëfinalen tjetër, ku luajnë Napoli dhe Inter.

Gjasat më të mëdha janë që edhe kjo sfidë të shtyhet, me futbollin në Itali që është në kaos total prej Coronavirusit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se vendimi final do të jetë shtyrja e ndeshjes, teksa zyrtarizimi pritet të jetë thjesht çështje formale.

Kështu, pas Juventus-Milan, shtyhet edhe gjysmëfinalja tjetër Napoli-Inter. Futbolli ka kaluar në plan të dytë, pasi virusi i tmerrshëm po shton të prekurit dhe viktimat nga dita në ditë…

Related posts

THYEN REKORDIN BOTËROR TË GUINNESS/ Portieri shënon gol nga porta në portë (VIDEO)

Delo.autor

Gega: Do te doja që pushimi i kampionatit mos të vinte tani, i vetmi shqetësim është…

Isa.Autor

PO MAHNITË/ Reginaldo OPTIMIST: Unë kryegolashënues dhe Kukësi kampion

Isa.Autor

Leave a Comment