Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Kaos total në Itali, klubet nuk shfaqen në asamblenë e jashtëzakonshme!

Coronavirusi ka pushtuar Italinë dhe i gjithë vendi është në këmbë. Virusi i tmerrshëm ka vendosur në kaos të plotë edhe futbollin, pasi nuk dihet se çfarë do të bëhet me kalendarin e Serie A dhe Kupës së Italisë.

Ditën e sotme, pritej që të hidhej dritë mbi ecurinë e kalendarit, pasi ishte caktuar për t’u mbajtur një asamble e jashtëzakonshme mes klubeve. Pjesëmarrja minimale duhet të ishte 14 klube, por as kjo nuk u arrit dhe asambleja nuk u mbajt.

Kaos total në Itali, teksa çdo gjë është pezull! Vetëm 9 klube ishin në asamble ditën e sotme dhe ato ishin: Inter, Juventus, Milan, Roma, Sassuolo, Udinese, Lazio, Fiorentina dhe Atalanta. 11 klubet e tjera nuk shfaqën asnjë drejtues dhe nuk morën pjesë, kështu që asambleja nuk arriti të zhvillohej.

Related posts

ISH-LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Jamie Carragher “shpërthen”: Sarri e ka bërë skuadrën të duket si…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Lazio mposht Lokomotiv Moscow falë dopietës së Immobile dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

NË LUFTË ME KOHËN/ Në Premier League nxitojnë për Kolo Muani

F.autor

Leave a Comment