Futboll La Liga Sport

U TËRHOQ PAK JAVË MË PARË NGA SPORTI/ Iker Casillas, nën hetim për pastrim parash

Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas ka përfundur së fundi nën hetim për pastrim parash dhe shmangie të taksave në botën e futbollit.

Autoritetet portugeze kontrolluan shtëpinë e ish-portierit të Portos si pjesë e një hetimi që ka përfshirë disa futbollistë, klube futbolli, avokatë dhe agjentë futbollistësh.

Nëpërmjet një prononcimi në Twitter, Iker Casillas u shpreh se është tej mase i qetë për situatën, respekton hetimin dhe ka besim tek sistemi portugez i drejtësisë.

“Uroj që transparenca të prekë këdo dhe çdo cep të futbollit”, ishte reagimi i portierit spanjoll, i tërhequr vetëm pak javë më parë nga sporti.

Related posts

E PAPRITUR/ Befasohet Kosova para miqësores me Shqipërinë, trajneri Shaland del me COVID-19

Delo.autor

“KRIMI” NË JAPONI/ Anulohet goli më i veçantë i historisë (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT “ZIKALTËR” NË UDHËKRYQ/ Barcelona frenon te Lautaro, zbulohen arsyet

Delo.autor

Leave a Comment