Kategoria Superiore Shqipëri

KATEGORIA SUPERIORE/ Halili: Gjici ka të drejtë, kam dështuar në 2-3 afrime

Në krah të trajnerit Mladen Milinkovic, ka dalë në konferencë për shtyp edhe menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili. Ai ka qenë jo pak i përfolur si fajtor për ecurinë e dobët të verilindorëve në këtë kampionat, duke u kryqëzuar nga presidenti Safet Gjici për merkato të dështuar në verë. Vetë Halili bën analizën e tij të gjërave: “Presidenti ka të drejtë. Unë u mundova të bëj më të mirën në merkaton e verës, por kam dështuar në 2-3 afrime.

Ama, për gjithçka jam konsultuar me tranjerin. Sidoqoftë, përgjegjësi kryesor për merkaton jam unë. Raportet e mia me tranjerin? Unë e kam propozuar Milinkovic për trajner te presidenti Gjici, sepse besoja dhe besoj tek ai, por kur nuk ka rezultate, ndihemi keq.

Ai po shpenzon shumë për të mbrojtur titullin kampion, beson te trajneri. Nuk largohem nga sfidat, besoj ende se trofetë do të udhëtojnë drejt Kukësit në fund të muajit maj. Merkatoja e janarit? Do të jetë njësoj, unë do t’i servir lojtarët dhe trajneri do të zgjedhë.

Nuk do të bëjmë merkato të madhe. Do të kërkojmë vetëm 2- 3 përforcime, për të cilat do të vendosë trajneri. Besojmë në kualitetet që kemi dhe deri tani nuk më ka zhgënjyer asnjëri prej tyre. Kisha pritshmëri më të mëdha tek Aliyev, por siç duket nuk është ambientuar me ekipin, edhe gjuha është një tjetër problem”.

Related posts

NUK LEJOHEN TIFOZËT, POR POLICIA “PUSHTON” STADIUMIN/ Shikoni çfarë ndodh në “Air Albania” para sfidës me Lituaninë (VIDEO)

Delo.autor

Nga Lokomotiva e Zagrebit te Tirana, Vrapi: Do ta mbaj mend gjatë këtë gol

Q.Autor

SYNON “KËPUCËN E ARTË”/ Sulmuesi Manaj merr oferta nga Bundesliga dhe Seria A, pritet vendimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment