Futboll Seria A

Milan tregon objektivin e verës, ‘piketohet’ ylli i Portos

Milani ka një objektiv të ri për merkaton. Sipas mediave italiane, shoqëria kuqezi ka hedhur sytë nga Hektor Herrera i Portës.

Mesfushori 28-vjeçar meksikan është vëzhguar nga afër edhe Napoli, por për të së fundmi ka nisur të interesohet edhe Milani, që do të dërgojë përfaqësuesit e tij për ta parë nga afër në takimin e Championsit ndaj Liverpoolit në Oporto.

Çmimi i kartonit të Herreras është shumë i lartë, madje në kontratë me Porton ka një klauzolë largimi 40 milionë euro.

Gjithsesi, drejtuesit e Milanit, pasi të binden për cilësitë e tij, pritet të bëjnë një ofertë konkrete, që sigurisht do të jetë më e ulët.

Related posts

ISH-LEGJENDA E ARSENALIT/ Paul Merson: Ai ka transformuar “Topçinjtë”, është një lojtar që…

Isa.Autor

“DRIDHET” INTERI/ Reali bën gati ofertën për të transferuar yllin e zikaltërve

F.autor

YLLI QË PO SHDËRROHET NË “MAKINERI” GOLASH/ Mori pjesë në 63% të realizimeve ​​të Realit, ky është sezoni i Benzema…

Delo.autor

Leave a Comment