Futboll Premier League Sport

I SHËNOI DOPIETË KAMPIONËVE TË EUROPËS/ Sulmuesi i Watford: Me rrogën e parë i bleva babait disa…

Për të realizuar ëndrra të mëdha, duhet të qëndrosh më këmbë në tokë, dhe të ngulitura fort i ka sulmuesi i Uotfordit, Ismaila Sarr, i cili përpara se të transferohej në Angli, refuzoi edhe Barçën.

Çmenduri ose jo, Sarr po nisë ta shijojë karrierën e tij, teksa fundjavën e kaluar fitoi faqet e para, duke i realizuar një dopietë Liverpulit, në fitoren 3-0 të Uotfordit.

I intervistuar nga televizioni i klubit, ai tregoi edhe dhuratën më të bukur që ka bërë me rrogën e parë sivjet: “Babai im punon në një fermë delesh, por ëndrra e tij ka qenë që të kishte një të vetën.

Prandaj, me rrogën e parë i bleva disa dele dhe një vend ku të merrej me to. I plotësova ëndrrën e jetës dhe kjo më bën më të lumtur, sesa dy golat ndaj Liverpulit”, tha Sarr.

Related posts

TRI SHTETE NË ALARM/ Tifozët e “Euro 2020” po infektohen masivisht

Delo.autor

Ylli i Holandës dhe Ajax magjeps Europën, menaxheri zbulon situatën

Isa.Autor

MERR FUND GJITHÇKA/ INTERI “rishpallet” kampion, mbyllet gjyqi i madh i Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment