Futboll Sport

I MORËN TITULLIN RIVALËVE TË PËRJETSHËM/ Kjo ishte festa e “çmendur” e Boca Juniors! (FOTO+VIDEO)

Boca Juniors fitoi titullin e 69-të në histori mbrëmjen e kaluar dhe qershia mbi tortë ishte fakti që ky titull iu mor nga duart rivalëve të përjetshëm, River Plate, pikërisht në javën e fundit.

Barazimi i River në fushën e Tucuman, i dhuruan titullin Bocës së Carlos Tevez, që festoi pafund. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit në Tucuman dhe në Buenos Aires, lojtarët e Bocës shpërthyen në festë.

“Bombonera” jehonte dhe ishte i ngjyrosur i tëri verdheblu. Lojtarët rrëmbyen edhe tupanët nga tifozët si për ta bërë akoma më të bukur festën. Edhe në dhomat e zhveshjes, Boca u çmend tërësisht, ku Villa dhe Fabra dhuruan spektakël edhe duke kërcyer. Për më tepër shijoni fotot dhe videot.

Related posts

Formacionet zyrtare: Liverpool – Brighton

Sadik.Autor

COVID-19/ Prishen planet e Manchester United: Numër i lartë lojtarësh të infektuarv

Delo.autor

UDHËTIM NË KRIZËN E MANCHESTER UNITED/ Nga mbrojtja katastrofë tek sulmi apatik, “Old Trafford” tani një teatër tmerresh

Delo.autor

Leave a Comment