Futboll Seria A Sport

MILAN-GEONA/ Pioli publikon listën e të grumbulluarve, lë jashtë dy titullarët…

Milan ka publikuar listën e të grumbulluarve për sfidën e sotme ndaj Genoas që do të luhet në orën 15:00. Te lojtarët e grumbulluar bien në sy dy mungesa shumë të rëndësishme.

Gigio Donnarumma dihej që nuk do të ishte i gatshëm, ndërsa në momentet e fundit edhe Simon Kjaer është konfirmuar që do të mungojë. Danezi duket se nuk e ka kaluar dëmtimin dhe nuk do të luajë as ditën e sotme.

Vendin e Kjaer pritet që ta mbajë përsëri i riu Gabbia, i cili duket më i avantazhuar se Musacchio. Sa i përket pjesës tjetër, mesfushës dhe sulmit, nuk ka asnjë mungesë.

PORTIERË
Begović, A. Donnarumma, Soncin.

MBROJTËS
Calabria, Conti, Gabbia, Hernández, Laxalt, Musacchio, Romagnoli.

MESFUSHORË
Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Çalhanoğlu, Kessie, Paquetá, Saelemaekers.

SULMUES
Castillejo, Ibrahimović, Leão, Rebić.

Related posts

Ia ka marrë dorën Partizanit? Takaj: Luajmë me çuna të rinj, të mos kalojnë në eufori

Isa.Autor

ZYRTARE: Ronaldo, jashtë ekipit të Real Madridit

Q.Autor

Lajm i madh për Seria A/ Ish-lojtari i Juventusit pranë firmës me klubin milanez

Isa.Autor

Leave a Comment