Futboll Premier League Sport

LËSHON “TENTAKULAT” NË ITALI/ Guardiola do të “bastisë” Interin, shënjestron dy mbrojtësit. Ja emrat…

Sytë e Manchester City janë drejtuar nga Alessandro Bastoni. Guardiola pëlqen shumë një nga lojtarët zikaltër, i cili për çudi nuk është shumë titullar i Interit, por një djalë i ri në rritje. Antonio Conte i dha besim mbrojtësit të majtë të datëlindjes 1999, shpesh duke e vendosur në vend të ekspertit Godin, në prapavijën me tre. Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë që Bastoni nuk figuron një shtyllë e projektit zikaltër.

Kjo është arsyeja pse, siç raportohet nga “Tuttosport”, Manchester City po mendon të trokasë në klubin e Milanos për shërbimet e këtij lojtari. Interesant është fakti se në listën e dëshirave të “qytetarëve” të Premier League është edhe një tjetër mbrojtës i Interit. Fjala është për Milan Skriniar, i cili kushton shumë dhe vështirë të lëshohet nga presidenti Zhang.

Related posts

E FRIKSHME/ Kukësi-Tirana: Çyrbja largohet nga fusha me barelë, tension tek KUKËSI 

Isa.Autor

DO NJË TJETËR SHANS TEK INTER/ Gabigol: Përpara se të marr një vendim, dua të

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Kristal Abazaj praktikisht një futbollist i Kukësit

F.autor

Leave a Comment