Futboll Sport

KATEGORIA SUPERIORE/ Teuta e Begejës, me grintë dhe besim

Teuta vijon të jetë skuadra më e paparashikuar e këtij kampionati, madje madje mund të konsiderohet si paradoksi i këtij edicioni. Ekipi me sulmin e 3-të më të mirë në kampionat në mënyrë të çuditshme vijon të jetë në garën për mbijetesë. Megjithatë, në javët e fundit “Djemtë e Detit” u kanë dhënë shuplaka skeptikëve, që nuk besonin më tek ata, duke treguar stabilitet në fushë dhe rezultate. Që në momentin kur erdhi në krye të skuadrës si pasues i Stavri Nicës, Gentian Begeja bëri të ditur se detyra e tij ishte të injektonte besimin e duhur dhe të hidhte në fushë një skuadër me grintë. Për momentin, 44-vjeçari ia ka dalë mbanë ta kthejë skaudrën në shinat e duhura.

Shpeshherë Teuta është paragjykuar, por ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi” tregoi se është gjallë dhe mbetet po ajo kockë e fortë e kampionatit. Sigurisht që në favor të durrsakëve në 90-minutëshin e javës së 32-të mund të ketë ndikuar edhe situata aspak e mirë e të kuqve, por meritat pa diskutim shkojnë për Teutën, skuadrën dhe stafin teknik. Në fushë është parë një grup me shumë grintë, ndoshta arma që i mungoi në pjesën e dytë ndaj Kamzës një javë më parë. Megjithatë, nëse Begeja do të kishte një skuadër ashtu siç e pretendon, atëherë do të flisnim për Teutën pretendente. Pikërisht oshilacionet jo vetëm nga java në javë, por edhe gjatë një ndeshjeje kanë sjellë këtë situatë në klasifikim për “Djemtë e Detit”. Diçka që Begeja po e kompenson me grintë dhe besim, për t’i dhënë shuplakë të gjithë atyre që nuk besonin më te ky grup.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Benzema: Shpresoj që një ditë të ndodhë

Delo.autor

RINOVOI DERI NË 2023 ME JUVENTUSIN/ Pjaniç nxiton të zbulojë ndjesinë bardhezi

Isa.Autor

Gjoka: Lushnja e rënë? Vllaznia e ka pësuar vjet nga Korabi

Sadik.Autor

Leave a Comment