Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ La Liga, një telefonatë larg… mbylljes!

La Liga është vetëm një telefonatë larg mbylljes, siç njofton “Marca” dhe gazetat e tjera prestigjoze spanjolle! Emergjencë totale në Spanjë, pasi rastet me koronavirus po shtohen dhe tashmë vetëm “blindimi” i stadiumeve, pra izolimi pa tifozë, mund të mos mjaftojë. Një mbledhje e jashtëzakonshme që po zhvillohet tani në Spanjë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe shëndetësisë dhe krerëve të futbollit mund të prodhojë vendimin drastik për të mbyllur futbollin për dy javët e ardhshme. Priten azhornime dhe vendimi mund të futet në fuqi menjëherë, që për javën e ardhshme dhe në vazhdim. Vendimi i momentit i zyrtarizuar është që luhet pa tifozë në dy javët e ardhshme në La Liga dhe në Segunda Division.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Wolves-Manchester City. Rezultati 3-2

Delo.autor

SAMPDORIA-MILAN/ “Kuqezinjtë” synojnë të ruajnë pathyeshmërinë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PAPRITUR/ EMERY nuk e pëlqen: Shkodran Mustafi transferohet në Turqi tek…

Isa.Autor

Leave a Comment