Futboll Sport

E PABESUESHME/ Lojtarët kanë frikë prej koronavirusit, federata i detyron të luajnë! (FOTO)

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka ndodhur diçka vërtet absurde në Argjentinë. Në sfidën mes Gimnasia la Platas dhe Banfield, e vlefshme për Kupën e Superligës argjentinase, lojtarët e të dy ekipeve nuk kanë dashur të luajnë nga frika e Coronavirusit.

Diçka e tillë i është komunikuar federatës argjentinase, e cila ka reguar menjëherë dhe i ka kërkuar dy klubeve që të zbresin në fushë, në të kundërt do t’i hiqen pikë në renditjen e përgjithshme. Dy ekipet janë në pozita të vështira, pasi luftojnë për mbijetesë, sidomos Gimnasia dhe gjendur në këtë situatë u detyruan të zbrisnin në fushë.

Ndeshja u zhvillua dhe u përfundua, me rezultatin që ishte i bardhë 0-0. Një rast vërtet absurd, pasi për momentin nuk mund të mendohet dhe të flitet për futboll.

Related posts

KAOS TEK TIRANA/ Pasi e hoqi, Klubi e kthen sërish trajnerin Ardian Mema

Delo.autor

MILANI HARRON HUMBJEN ME NAPOLIN/ Kuqezinjtë presin në merkaton e janarit SAVICIN

Isa.Autor

Pesë ndeshjet e Superligës, ja përballjet kryesore!

Q.Autor

Leave a Comment