Futboll La Liga Sport

E HABITSHME/ Vetëm 31 vjeç, por refuzoi stolin e Real Madridit, për një arsyje…

Julian Nagelsmann ishte një nga trajnerët, që u shfaq si kandidat për trajner të Real Madridit, pas dorëheqjes së Zinedine Zidane. Trajneri i Hoffenheim ende, që do të kujdeset për RB Leipzig në vitin 2019, ka pranuar se ka pasur ofertë nga klubi i bardhë, por, pas të menduarit, vendosi ta refuzojë atë.

“Jo se unë nuk mendoja në lidhje me ofertën. Kush do ta mbyllte telefonin, nëse ju telefonon Real Madridi? – tha Nagelsmann për “11 Freunde” të “Bild”. – Universi i futbollit nuk ekziston dhe nuk ka asgjë shumë më të madhe se Real Madridi”.

Megjithatë, Nagelsmann e refuzoi ofertën e “Los Blancos”, sepse beson se me rininë e tij (31 vjeç mbushi më 23 korrik), ende e ka një shans tjetër në karrierën e tij për të trajnuar një ekip si Real Madridi.

“Unë jam në pozitë të rehatshme, sepse jam vetëm 31 vjeç. Nëse karriera ime e të stërviturit vazhdon në një farë mase, mund të kem më vonë një tjetër mundësi për të marrë përsipër drejtimin e një ekipi të këtij kalibri. Edhe familjarisht, nuk ishte mirë të lëvizja jashtë vendit tani për tani”, – shtoi 31-vjeçari.

Ditë më vonë, Nagelsmann zgjodhi të pranojë ofertën e RB Leipzig, që i ofroi kontratë katërvjeçare, nga 2019 në 2023. Tekniku bavarez do të trajnojë edhe këtë sezon Hoffenheim, i cili u kualifikua në Ligën e Kampionëve për herë të dytë.

Related posts

PRITET VETËM ZYRTARIZIMI/ Në stol për derbin, zbulohet data e debutimit të Xavit te Barcelona

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË FINALEN CHAMPIONS/ Kante entuziazmon tifozët, heroi i ndeshjes largohet me “MINI Cooper”

Delo.autor

UDINESE FIRMOS ME QENDËRSULMUESIN/ Djali i ish kryeministrit italian kalon provat tek klubi bardhezi

Isa.Autor

Leave a Comment