Futboll Premier League Sport

ISHIN FUTUR ME FORCË ME MASKA/ Familja e yllit të Tottenhamit plaçkitet nën kërcënimin e thikës

Familja e Jan Vertonghen, yllit të Tottenhamit në Premierligë, është plaçkitur në shtëpinë e vet nën kërcënimin e thikës nga katër burra të armatosur. Rasti kishte ndodhur natën e së martës kur mbrojtësi belg ishte në detyrë me klubin e tij në Ligën e Kampionëve.

Policia ka konfirmuar se burra të veshur me kapuça ishin futur me forcë në shtëpinë e futbollistit, ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët e tij,

Mbrojtësi 32-vjeçar nga Belgjika në atë kohë ishte në Gjermani duke luajtur për Tottenhamin në ndeshjen e kthimit kundër RB Leipzig në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi duke e përkrahur Janin dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe traume të tmerrshme”, ka thënë një zëdhënës i Tottenhamit.

Related posts

ANCHELOTTI MERR LAJMIN E MIRË/ Ja dy lojtarët që rikthehen nga dëmtimet

Delo.autor

Kishte fëmijëri brutale, ishte refugjat dhe u refuzua nga disa klube kroate, por sot e duan të gjithë

Sadik.Autor

Ronaldo te Juventusi/ Florentino Perez ka gati asin nën mëngë

Isa.Autor

Leave a Comment