Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULON ROLIN E RI/ Protagonisti i Kombëtares në Europian nis aventurën e re, fillon karrierën e trajningut

Ish-mesfushori i Kombëtares, Burim Kukeli do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike, atë të zëvendëstrajnerit.

37-vjeçari është emëruar ditën e sotme si zv.trajner i ekipit zviceran Vil duke u larguar nga Kriensi, aty ku u aktivizua për 2 vite si futbollist, ndërsa sezonin e kaluar kishte dhe rolin e asistentit të trajnerit.

Kukeli po tenton të hyjë në skenën e trajningut në Zvicër, në një vend ku ka luajtur të gjithë karrierën e tij gjë që e bën dhe me të thjeshtë për 37-vjeçarin.

Ish-mesfushori luajti 27 ndeshje me Kombëtaren në 5 vite, ndërmjet 2012 dhe 2017 ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në arritjen historike kur morëm pjesë në Kampionatin Europian në vitin 2016.

Related posts

TIFOZËT SHQIPTARË NUK KURSYEN AS TELEFONIN/ Shikoni se si raporton me detaje gazetari polak incidentin në “Air Albania”

Delo.autor

DEBUTOI NË SPORTIN E “UFC”-SË/ Ish-mbrojtësi i Liverpool-it e pëson keq dhe dorëzohet brenda 50 sekondave (VIDEO)

Delo.autor

“ATA MË KANË BËRË TË RRITEM SHUMË NË FUTBOLL”/ Messi: Guardiola dhe Luis Enrique, më të mirët me të cilët kam punuar

Delo.autor

Leave a Comment