Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ylli i Serie A për COVID-19: Njerëzit s’e kuptojnë, është çmenduri, si film

Portieri i Milanit, Asmir Begovic, ka shpjeguar sesi është të jetosh në një qytet të braktisur gjatë pandemisë koronavirus dhe shpreson se futbolli do të mundë t’ua kthejë përsëri lumturinë njerëzve.

Begovic kaloi në kryeqytetin e modës nga Bournemouth gjatë afatit kalimtar të janarit, për ta zëvendësuar Pepe Reinan, si portier i dytë pas Gianluigi Donnarummas.

Ai tregon sesi jeta është kthyer përmbys në Milano gjatë muajit të fundit.

Para se ndeshjet e Serie A të pezulloheshin, Lombardia ishte njëra prej zonave të kuqe në Itali dhe aty ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve në stadiume. Por situata përshkallëzoi shpejt dhe i tërë vendi shpalli zonë të kuqe, në përpjekje për ta luftuar shpejt përhapjen e koronavirusit, sëmundjes ngjitëse që njihet si COVID-19.

“Mbyllje totale. Rrugët janë të boshatisura. Vetëm supermarketet janë të hapura, asgjë tjetër”, tha Begovic për Daily Mirror.

“Mund të marrësh ushqim dhe pastaj duhet të kthehet drejt e në shtëpi. Është çmenduri. Është qytet i madh, unë jetoj brenda në qytet dhe kur e shoh këtë më duket si film. Njerëzit kanë thënë se është si skena filma dhe ashtu është. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë sa keq është gjendja këtu”, shtoi ai. /

Në Itali deri tani 24.747 persona janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve kanë vdekur 1.809.

Related posts

Mesfushori i Tottenham: “Jam rritur mes bandave, futbolli më shpëtoi jetën”

Sadik.Autor

Rrëfehet Hazard/ Nëse Real Madridi më do mua, e di se çfarë duhet të bëjë…

Sadik.Autor

BRIGHTON-CHELSEA/ Werner fiton penallti, Jorginho nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment