Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Trajneri Setien: Mendoni për rrezikun që na kanoset dhe qëndroni në shtëpi!

Shumë lojtarë dhe trajnerë kanë dhënë mesazhet e tyre në këto kohë të vështira që po kalohen për shkak të Coronavirusit.

I fundit që ka dhënë një mesazh ka qenë trajneri i Barcelonës. Quique Setien me anë të një video nga shtëpia e tij, i këshillon të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.

“Jam këtu i ulur në divanin e shtëpisë, megjithëse kam dëshirën e madhe që të jem duke punuar dhe duke u stërvitur me lojtarët. Tani na duhet të ndjekim këshillat dhe të kompletojmë detyrimet tona që na detyrojnë të jemi të përgjegjshëm. Mendoni për rrezikun që na kanoset dhe qëndroni në shtëpi”, shprehet Setien.

Related posts

Kosova bënë zvendësimin e parë ndaj Shqipërisë. Ne loje Edon Zhegrova. Del Rashica

Sadik.Autor

PSG tërhiqet nga Dybala: Nuk është “çelësi” për ne…

Q.Autor

TENIS/ Surpriza në Paris, eliminohet kampionia në fuqi e Roland Garros

Delo.autor

Leave a Comment