Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë trajneri spanjoll dhe bëhet personi më i ri që vdes nga COVID-19 (EMRI)

Trajneri i të rinjve të klubit të vogël spanjoll, Atletiko Portada Alta, Françisko Garsia ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Trajneri spanjoll ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte ndjerë simptoma gripi se fundmi, teksa pasi shkoi në spital zbuloi që ishte me Koronavirus.

Gjithashtu mjekët zbuluan se personi në fjalë përveç Koronavirusit, vuante edhe nga leucemia. Pikërisht klubi që drejtohej nga 21-vjeçari deklaroi se ai kishte ndërruar jetë ditën e djeshme në një moshë shumë të re.

Mendohet se është personi më i ri në të gjithë botën që ndërron jetë në moshë kaq të re me Koronavirus, pasi në shumicën e rasteve më keq e pëson mosha e tretë.

NM,MJ

PANORAMASPORT.AL

Related posts

KORONAVIRUSI/ Liverpool i frikësohet, gati të anulojë ndeshjet. Do të luhen në…

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME RIVERIN/ Valencia gati të rikthejë Quinteron në Europë

Isa.Autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Starova kërkon pikët e para të sezonit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment