Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ PSG nuk dëshiron ta blejë përfundimisht, ja dy klubet e interesuara për Icardin

Mauro Ikardi u largua nga Interi në merkaton e verës së kaluar, teksa kaloi në formën e huazimit me të drejtë blerje te PSG-ja.

Pikërisht në fillim të sezonit tregoi një formë shumë të mirë me francezët, por tani forma e tij duket se ka rënë dhe parisienët po mendojnë që të mos e shfrytëzojnë të drejtën e blerjes.

Në këtë situatë argjentinasi do të kthehet te Interi, ku me shumë mundësi nuk do të qëndrojë për shumë gjatë. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventusi e ndjek prej kohësh sulmuesin dhe dëshiron ta marrë në ekip.

Megjithatë bardhezinjtë nuk janë ekipi i vetëm që interesohet për Ikardin, pasi i njëjti raport thotë se në gjurmët e lojtarit është edhe Reali që e do në ekip.

Related posts

Gabimet në dëm të Romës, arbitri slloven i pranon i zhgënjyer pas ndeshjes

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia. Rezultati 2-0

Delo.autor

SFIDA NDAJ MILAN/ Lajm i keq për Gatusson, dëmtohet rëndë lojtari kryesor i Napolit…

Delo.autor

Leave a Comment