Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Drama e lojtarit të Kukësit: Familjen e kam të izoluar në Bergamo, vetëm i…

Pesë vjet në sektorin e të rinjve të Atalanta. Më pas një xhiro në Portugali, Zvicër dhe tani Shqipëri. Gooldberg Cooper, sulmuesi i datëlindjes 1997, jeton në izolim për shkak të Koronavirusit që ka pushtuar edhe Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë për Tuttomercatoëeb, sulmuesi i Kukësit, i transferuar gjatë merkatos së dimrit, nuk mund të lëvizë dot dhe të shkojë të takojë familjen që ndodhet në Bergamo, për të cilën lutet që të jetë sa më mirë. “Familja jeton në periferi të Bergamos, janë mirë, por rastet aty sa vijnë dhe rriten. Do të kisha dashur të shkoja t’I takoja, por nuk më lejohet të lëviz dhe duke parë se aty epidemia është përhapur më shumë se në çdo qytet tjetër në botë, atëherë më mirë të qëndroj në Shqipëri”.

“Bergamo do ta gjejë forcën dhe do të reagojë. Do ta kalojë edhe këtë. Modeli im? Studioj të bëhem si Zapata, por më pëlqen dhe Lukaku. Tani po stërvitem në shtëpi, sepse stërvitjet janë anuluar”.

Related posts

NGACMOI MODELEN NË “INSTAGRAM”/ Ja dënimi që merr Federata Egjiptiane për futbollistin 25-vjeçar

Delo.autor

ROMA TALLET ME INTERIN/ Tifozët zikaltër sulmojnë klubin: Nuk dini ti ktheni përgjigje

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Dy të kuq për Ajax dhe dy gola të “Bluve të Londrës”, rihapet gjithçka në vetëm 7 minuta (Video)

Delo.autor

Leave a Comment