Futboll Gossip Seria A Sport

TË DY TË PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Partnerja e Ruganit: Presim një djalë, kam shumë frikë

Duhet të ketë pasur ditë gëzimi në shtëpinë e Ruganit, por dalja pozitiv, me “Coronavirus”, i mbrojtësit të Juventusit dhe të dashurës së tij e ka trazuar jetën e tyre. Rugani, në fakt, është gati të bëhet baba, siç njoftohet nga vetë Michela Persico, në një intervistë të dhënë për të përjavshmen “Chi”: Unë ende nuk mund të flas për këtë, por për momentin duhet të kuptoj se çfarë do të ndodhë. Shpresoj që virusi nuk ndikon në shtatëzani. Mjekët më siguruan se nuk duhet të kem probleme. Megjithatë, kam një frikë të pafund”.

Persico ka hyrë tashmë në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe aktualisht është në izolim në shtëpi, ndërsa Rugani ndodhet i vetmuar në “J Hotel”: “Daniele nuk kishte asnjë simptomë, por papritmas e kapën disa ethe. Nuk dyshoi pothuajse për asgjë, por testi e vërtetoi. Ai rezultoi pozitiv, por ishte mirë”.

Edhe partnerja e Ruganit është mirë dhe nuk ka simptoma: “Unë nuk kam asnjë simptomë, jam vetëm, për momentin nuk mund të takoj askënd. Por, do ta bëj pas disa ditësh karantinë”.

Related posts

“Je një copë m**i”: Momenti kur kundërshtari ofendon Karuis pas gafës së fundit (VIDEO)

Isa.Autor

MELO BËHET SËRISH ÇËSHTJE/ Titullari i Partizanit thuajse me “valixhe në duar” në fund të…

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Starton pjesa e dytë, Shehi dhe Mema nuk bëjnë ndryshime

Delo.autor

Leave a Comment