Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Xhemaili tregon nga Kina: E mundën COVID-19 me represion, kjo të shërbejë edhe për Europën

Sfida më e madhe në Europë sot është lufta ndaj koronavirusit. Vendet nga më të zhvilluara po hasin vështirësi para virusit vdekjeprurës.

Megjithatë, një shembull duhet marrë nga Kina, pikërisht vendi ku virusi kishte pikënisjen për t’u shpërndarë më pas.

Sot, vendi aziatik e ka mposhtur Koronavirusin, ndërsa Europa duhet të shikojë edhe njëherë masat që u përdorën në Kinë.

Një eksperiencë nga Kina për luftën kundër Koronavirusit e jep edhe futbollisti, Blerim Xhemaili.

Mesfushori është pjesë e Superligës kineze teksa aktivizohet me skuadrën e Shenzen dhe trajnohet nga Roberto Donadoni. Xhemaili shpjegon se në Kinë funksionoi represioni, pra masat e forta, për të shmangur kontaminimin e shumë personave.

“Kina u tregua e aftë ta mposhtte këtë virus të mallkuar. Ata u treguan shumë të zotë, nga pacienti zero, u mbyllën në shtëpi, boshatisën qytetet dhe sot rezultatet tregojnë se vendet europiane, Italia dhe Zvicra ime, dhe vendet e tjera duhet të sillen njësoj si Kina”.

Atje funksionoi shumë edhe represioni? “Epo, duhet të funksionojë edhe në Europë. Sepse, për të ruajtur jetën dikush duhet të jetë në gjendje të bëjë sakrificat më të mëdha”, u shpreh Xhemaili.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Juventus do talentin e Valencia-s, pengesa më e madhe vjen nga…

Delo.autor

EURO 2024/ Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

F.autor

SHEFFIELD-LIVERPOOL/ Klopp kërkon ecurinë pozitive në kampiontat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment