Futboll Seria A Sport

“SI MBROJTËS ËSHTË I FORTË”/ Vjehrri “spiunon” De Ligt: Ja sa vite do të qëndrojë te Juventus

Nga mbrojtësi te … mbrojtësi. Matthijs De Ligt nuk është lojtari i vetëm në familjen e tij “të madhe”. Edhe vjehrri i tij, Keje Molenaar, ka një të kaluar në fushat e blerta, në vitet ’80, madje edhe tek Ajax i Cruyff. Babai i AnneKee, partneres së numrit 4 bardhezi, foli për “Tuttosport” mbi të ardhmen e dhëndrit, duke thënë se De Ligt mund të qëndrojë te Juventusi shumë më gjatë: Ata janë aq të dashuruar me Torinon dhe Italinë, sa ndoshta pesë vite do të mbeten atje. Ose, ndoshta dhjetë vite, pse jo… Në futboll nuk i dihet kurrë”.

Molenaar, i cili luajti si mbrojtës, ndërsa sot është avokat, foli edhe për përmirësimet që De Ligt po bën dita-ditës me fanellën bardhezi: Si mbrojtës është i fortë. Natyrisht, do të jetë më i fortë çdo ditë, sepse ka një dëshirë të madhe për të punuar dhe përmirësuar. Bonucci dhe Chiellini po i mësojnë shumë gjëra. Ai është shumë i kënaqur me përvojën e tij te Juventusi”.

Related posts

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Leonita dhe Granit Xhaka publikojnë FOTON e vogëlushes dy muaj pas lindjes

Delo.autor

“DOLE MË NË FUND NGA XHEPI I CHIELLINIT”/ Tifozi tallet me Lukakun, por ylli belg i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Delo.autor

“TË LUHET FUTBOLL ME MASKA”/ Ja propozimi i veçantë nga Gjermania në kohë pandemie

Delo.autor

Leave a Comment