Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Debutoi si profesionist më i vogël se 15 vjeç, infektohet me COVID-19

Sulmuesi i Espanyol, Wu Lei, u testua dhe rezultoi pozitiv me “Coronavirus”. 28-vjeçari ka simptoma të buta dhe po trajtohet në izolim, në shtëpinë e tij në Barcelonë. Me mbërritjen tek Espanyol (skuadra e vendit të fundit në La Liga), sezonin e kaluar, Wu Lei ka shënuar 7 gola në 38 ndeshje, përfshirë golin e barazimit 2-2, në minutën e 88-të, në derbin me Barcelonën, më 4 janar, në “RCde Stadium”.

Ai është, gjithashtu, mbajtësi i rekordeve të ndeshjeve të luajtura (296) dhe golave (151) te Shanghai Sipg. Po ashtu, mban rekordin e lojtarit më të ri, që ka debutuar në futbollin profesional kinez, vetëm 14 vjeç e 287 ditë. Të mërkurën, klubi nga Barcelona njoftoi edhe gjashtë anëtarë pozitivë të ekipit të pare, midis lojtarëve dhe stafit stërvitor, me COVID-19.

Related posts

Leo Messi nuk e dëshiron yllin e PSG-së në Barcelonë

Q.Autor

TRONDITET REAL MADRITI/ Solari: “Benzema ka thyer gishtin e dorës së djathtë”

F.autor

Jashtë Guardiola/ Ja 3 finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment