Futboll Seria A

Gatusso-s do t’i duheshin 60 vite për t’u bërë si Allegri

Milan ka ngritur në detyrë Gennaro Gattuso-n duke e bërë trajnerin e ekipit të parë pas shkarkimit të Vincenzo Montella-s më 27 nëntor të 2017, por ka harruar t’u rrisë rrugën, sipas të dhënave të rrogave të teknikëve të Serie A të publikuara nga Gazzetta dello Sport.

Rino, një ish-mesfushori i Kuqezinjve, vazhdon të marrë të njëjtën rrogë që merrte kur ishte te U-19, pra 120,000 euro në vit. Shumë larg tre milionëve në vit që merrte Montella.

 

Kjo shifër qesharake për një trajner të Serie A e ka vendosur të fundit në renditje, që kryesohet nga Massimiliano Allegri.

Të krahasosh rrogat e dy trajnerëve të dy prej skuadrave më të mëdha italiane është qesharake, pasi Allegri fiton 7 milionë euro dhe për të rritur vlerën e tij, trajneri i Milan do t’i duhej të punonte gati 60 vite…

 

Gattuso paguhet 130,000 euro më pak se Fabio Pecchia, trajneri i Hellas Verona.

Lajmi i mirë është se administrata e Milan ka përgatitur një rinovim kontrate për Gattuso-n, e cila pritet të zgjasë deri në 2020 dhe të ketë një rritje të ndjeshme të rrogës.

Rino do të fitonte 3 milionë euro në vit. Prapëseprapë më pak se rivali i tij Luciano Spalletti, i cili fiton 4 milionë euro në vit te Inter.

Related posts

Letra e plotë, FSHF refuzon kërkesën për kontroll të Tatimeve

Sadik.Autor

Zikaltërit të “çmendur” pas kilianit, marrëveshja mbahet peng nga mesfushori i Interit

Isa.Autor

NË ANGLI HIQEN “BARRIERAT”/ Tifozët “pushtojnë” shkallët e Wembly-t në finalen e Kupës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment