Futboll Seria A Sport

KËRKON TË FORCOJË PRAPAVIJËN/ Milan hidhet në sulm për talentin 20-vjeçar!

Milan po vuan shumë vitet e fundit në gjetjen e një partneri ideal për kapitenin Romagnoli në qendër të mbrojtjes. Musachio, Kjaer apo Gabbia nuk bindin dhe me siguri në verë do të vijë një mbrojtës.

Kërkimet kanë nisur dhe emri i parë në listë është ai i Evan N’Dicka. Francezi ka bërë mjaft mirë me Frankfurtin, aty ku luan prej dy vitesh, pasi u mor nga Auxurre për 5.5 milionë euro.

Problemi i Milanit është se ka konkurrencë të fortë, pasi për 20-vjeçarin interesohen edhe Arsenal e Liverpool. Sipas “Sky Sport”, avantazhi i Milan është që i garanton lojtarit një rol të rëndësishëm në skuadër. Kartoni i francezit vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Telesport

Related posts

JO VETËM MESSI/ Ja 9 legjendat që u larguan me sherr nga Barcelona

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Milan gjen trajnerin e ri, ja kandidati kryesor për stolin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Njëra nga dy skuadrat e Milanos nuk do të luajë më në ‘San Siro’

Q.Autor

Leave a Comment