Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Formula 1 merr vendimin strategjik, shtyn gjithçka për një vit

Për shkak të coronavirus, që ka mbajtur pezull botërorin e Formula 1, të gjitha risitë që do të aplikoheshin ne këtë sport vitin 2021 do të shtyhen për një vit. Pra, ndryshimet që ishin planifikuar për sezonin e ardhshëm do të aplikohen në vitin 2022.

Ky vendim është marrë pas marrëveshjes që është arritur mes FIA-s dhe të gjitha skuadrave të Formula 1. “Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në vitin 2022. Ky është një vendim që është marrë në unanimitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Formula 1.

Pra, edhe vitin e ardhshëm do të aplikohen të njëjtat norma si deri më tani. Nuk dihet ende nëse do të nisë botërori 2020 apo jo, ndërkohë që deri më tani janë anulluar 7 gara: Australia, Bahrein, Kina, Vietnami, Holanda, Spanja dhe Montekarlo.

Related posts

“GODITJE” e madhe për Milanin, UEFA e DETYRON klubin italian ta bëjë edhe këtë

Isa.Autor

LAJM I KEQ për Argjentinën/ KROACIA do luajë pa 10 TITULLARË ndaj Islandës

Isa.Autor

“YLLI SUEDEZ ËSHTË FENOMEN”/ Massara: Ibrahimovic vendos nëse do të qëndrojë apo largohet

Delo.autor

Leave a Comment