Bundesliga Futboll Sport

KLUBI GJERMAN SFIDON KORONAVIRUSIN/ Lojtarët në stërvitje, në rrjet “shpërthejnë” polemikat

Kampionati gjerman duhet të rinisë më 2 prill. Të paktën kjo është data e paracaktuar nga Federata në vend, por që me shumë mundësi do të shtyhet më tej. Gjithsesi, deri në një vendim të dytë, skuadrat e Bundesligës kanë nisur të përgatiten për të zbritur në fushë. Wolfsburg është ekipi i parë që i është kthyer stërvitjes. Pas izolimit 6-ditor futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë në stadium.

Wolfsburg111

Sigurisht, klubi kishte marrë të gjitha masat për ruajtjen e distancave mes lojtarëve sipas protokollit mjekësor. Por kaq nuk ka mjaftuar dhe në mediat gjermane dhe siomos në rrjetet sociale kanë nisur polemikat. “Një sjellje e papërgjegjshme”, është cilësuar vendimi i Wolsburg, ndërsa në komente të tjera, klubi akuzohet se po jep një shembull të keq, kur në të vërtetë futbollistët që ndiqen nga shumë tifozë, duhet të ftojnë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
(balkanweb)

Related posts

“NUK ISHA I LUMTUR…”/ Rrëfehet Skriniar: Totenhem? Gjithmonë kam dashur…

Delo.autor

“CITY, MERR CRISTIANO RONALDON”/ Jorge Mendes tenton transferimin e madh

Delo.autor

VENDIMTARE PËR NAPOLIN/ “PAKETA” e Atletico Madridit e nxjerr…

Isa.Autor

Leave a Comment