Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Vendimi për “Tokio 2020” do të merret pas një muaji, ja 3 skenarët

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) përmes një delarate për mediat ka bërë me dije se vendimi për datën e zhvillimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të merret pas një muaji.

IOC ka zhvilluar një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv, i cili ka kërkuar 30 ditë kohë për të marrë një vendim, duke parë situatën emergjente që është krijuar kudo në botë për shkak të coronavirus (mbi 12 mijë të vdekur).

Olimpiada është parashikuar të zhvillohet në Japoni në datat 24 korrik-9 gusht, por pothuajse të gjithë vendet po kërkojnë një shtyrje të këtij eventi. Sipas mediave, IOC ka në tavolinë 3 opsione për sa i përket Olimpiadës:

1-Olimpiada të zhvillohet në fund të gushtit (25 gusht-6 shtator)

2-Olimpiada të zhvillohet në tetor (9-25 tetor).

3-Olimpiada të zhvillohet në verën e vitit 2021.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Është zyrare, pezullohet një tjetër kampionat prej epidemisë!

Delo.autor

Kluivert refuzon zgjatjen e kontratës me Ajax dhe sulmon klubin

Sadik.Autor

“LËRENI TË QETË RONALDINHON”/ Valdano: Me krimin e tij, gjysma e botës në burg

Delo.autor

Leave a Comment