Futboll Sport

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Nani: Ronaldo mësoi shumë nga unë (VIDEO)

Nani dhe Cristiano Ronaldo janë të lidhur me një miqësi të shkëlqyer. Ata bashkëndajnë përvojën e transferimit nga Sporting Lisboa te Manchester United, megjithëse në dy momente të ndryshme. Tani, ish-lojtari i Lazio në Serie A luan në MLS, me Orlando City, por nuk e ka harruar mikun e tij luzitan.

Në një video të postuar në Instagram, Nani, mes seriozitetit dhe fytyrës së qeshur, foli edhe për cilësitë e jashtëzakonshme të CR7: “Ronaldo ka aftësi të mëdha, është i shpejtë me këmbët e tij. Në rininë e tij mësoi shumë nga unë. Ai e di këtë, e pranon këtë”.

Në këtë prononcim, ai bëri shaka edhe me David De Gea, ish-shokun e tij të skuadrës në kohën e “Djajve të Kuq”: De Gea është një portier i shkëlqyer, një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Por, unë mendoj se duhet të mbajë syze, sepse pa to nuk sheh asgjë”.

Nani u angazhua për të formuar top-formacionin e tij ideal me 5 lojtarë: përveç Ronaldos dhe De Gea, gjithashtu përfshiu Deco, Bruno Alves dhe Scholes.

Related posts

ANGLI-SKOCI/ “3 Luanët” synojë triumfin për të siguruar një biletë për raundin tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

UEFA nderon Astorin, ja çdo të ndodhë në ndeshjet e Champions dhe Europa League

Q.Autor

CHAMPIONS/ Dramë me frymën e fundit, Interi shënon në minutën e 93 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment